Protesta në Hagë nis me himnin kombëtar dhe atë të Kosovës

Protesta në Hagë nis me himnin kombëtar dhe atë të Kosovës

Aktuale September 14, 2025 - 14:15

Me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës ka nisur sot protesta në Hagë.

Mijëra shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në parkun pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim.

Protesta, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është shndërruar në një manifestim masiv kombëtar.

Atmosfera në Hagë është mbushur me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke dëshmuar unitetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar lirinë e plotë të drejtësisë./Telegrafi