
Arifi: Protestë masive kjo e sotmja në Hagë
Aktuale
September 14, 2025 - 14:01
Ish-diplomati, Avni Arifi po merr pjesë në protestën e shqiptarëve në Hagë, e cila po zhvillohet në mbështetje të çlirimtarëve të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Arifi tha se protesta e sotme është masive.
“Mendoj se do të jetë një ndihmë e madhe që do të ia japin njerëzit kryesorë, pra njerëzit që kanë kontribuar në lirinë tonë”, u shpreh Arifi për Klan Kosova.