
Ganimete Musliu i bashkohet protestës në Hagë: Nuk jemi kundër drejtësisë, por kundër padrejtësisë
Aktuale
September 14, 2025 - 13:40
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot iu është bashkuar protestuesve në Hagë, ku po kërkohet drejtësi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot kemi ardhur që të kërkojmë drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi kundër padrejtësisë. Sot e bëmë një rrugë që ka qenë më emocionuesja që nga paslufta".
"Është krenari të shohësh kaq shumë njerëz, dhe dhimbje në anën tjetër të shohësh se si investohet kaq shumë për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe për ta ndryshuar historinë. Janë ndjenja të përziera dhe uroj që protesta të tilla të mos ndalen deri në lirimin e krerëve të UÇK-së. Nga Gjykata e Hagës pres drejtësi, asgjë më shumë”, ka deklaruar Musliu për Telegrafin.