
Ismaili për Ramën: Na e bëri Prishtinën kaos, na e mbyti shpresën e degradoi kryeqytetin
Uran Ismaili, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka pohuar se do të përmirësojë jetën e qytetarëve të kryeqytetit.
Në tubimin e sotëm hapës nga sheshi “Skënderbeu”, ai ka kërkuar votat e prishtinasve në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, duke premtuar se do të punojë në të mirë të tyre.
“Prandaj gara jonë është garë e optimizmit, është garë e shpresës, e përvojës, e qëllimeve dhe projekteve të qarta. Atyre projekteve që e përmirësojnë jetën në çdo lagje, nuk është garë e arysetimeve dhe mospunës, është garë e një ekipi të kandidatëve e një ekipi të vullnetarëve që e dojnë më gjithë zemër Prishtinës, shumë prej të cilëve nuk vijnë fare nga jeta politike apo partiake, por e dijnë që nuk është koha të pranohet mospuna dhe arsyetimi, mashtrimin dhe konfliktet”.
“Është koha të grindemi në këmbë, është koha të besojmë, është koha t’I largojmë paragjykimet dhe dyshimet, është koha me pa qytetarin në sy dhe me i tregu se koha e tij po vjen. Koha për qytetin tonë, për fëmijët tanë me zë të qartë dhe me zemër plotë me shpërnda mesazhin ‘Koha për Prishtinën’ po vjen”, tha Ismaili.
Ismaili ka kritikuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën, për të cilin tha se e ka dëmtuar kryeqytetin.
“Në katër vitet e fundit e kemi parë që Prishtina është në kaos për shkak të një kryetar që erdhi nga jashtë e tentonte me shkop magjik, me rendera dhe premtime të mëdha për këtë qytet. Por na e degradoi Prishtinën, dhe na e mbyti shpresën, ku mbetën ata ishujt urban, gjashtë parkingje nëntokësore, pesë nënkalimet, sallat koncertale, e muze gjithandej. Projekte me të cilat ky kryetar e fitoi besimin e qytetarëve të Prishtinës, a meriton këtë besim një njëri i cili nuk brengoset aspak për pasojat eksperimenteve të tija në kryeqytet”.