Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin
Foto: Facebook

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Aktuale September 13, 2025 - 18:12

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, ka takuar sot qytetarët që jetojnë në lagjen Arbana, me të cilët ka biseduar për hallet dhe shqetësimet e tyre.

Selmanaj ka thënë se ky është vetëm një prej takimeve, meqë thotë se bashkë do të ndërtojnë Prizrenin.

Postimi i plotë

Sot në Arbanë pata kënaqësinë të pi një kafe të ngrohtë dhe të bisedoj hapur me ju për çështjet që na preokupojnë të gjithëve!

Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij takimi.

Ky ishte vetëm një nga shumë takimet tona, sepse bashkë e ndërtojmë Prizrenin që shkon përtej!