
Ish-Ambasadori Beqë Cufaj: Kurti e arriti t’pamundurën, SHBA-në e BE-në nga aleatë të Kosovës, i bëri të Serbisë
Aktuale
September 13, 2025 - 16:04
Ish-ambasadori kosovar, Beqë Cufaj, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën ndonëse ishte planifikuar që të niste. Kjo për shkak të veprimeve dhe deklarimeve të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që sipas SHBA-së kanë ngritur tensionet dhe kanë cenuar stabilitetin, shkruan Express.
Cufaj ka thënë se Kurti ka arritur që ta bëjë të pamundurën, duke kthyer Brukselin e Ëashingtonin nga aleatët të Kosovë, në aleatë të Serbisë.
“Kurti ia doli të pamundurës: t’i shndërrojë Brukselin dhe Uashingtonin nga aleatë të Kosovës në aleatë të Beogradit”, ka shkruar Cufaj.