Musliu-Shoshi pasi SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën: Ky veprim e demaskon dështimin e Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi SHBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Musliu-Shoshi ka bërë me dije se ky veprim i SHBA-së e demaskon Albin Kurtin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se Kurti nuk është më problem politik, por rrezik kombëtar, raporton Zeri.info.
“Kurti nuk është më problem politik, ai është rrezik kombëtar! Deklarata e SHBA-së e demaskon plotësisht dështimin e Albin Kurtit. Ai e ka kthyer Kosovën në vend të pabesueshëm, të izoluar dhe të braktisur nga miqtë tanë më të mëdhenj. Sa më shpejt të largohet, aq më shpejt Kosova do të kthehet në rrugën e saj me SHBA-në dhe aleatët tanë strategjikë. Këtë aventurë të Albinit po e paguan populli i Kosovës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.