
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë – Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca
Aktuale
September 12, 2025 - 10:48
Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mbajtur fjalën për procedurë.
Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.
Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orën 17:00. /euronews