
Vengu: Ushtarët shqiptarë në KFOR, në shërbim të paqes dhe sigurisë
Aktuale
September 12, 2025 - 10:20
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka publikuar disa foto të ushtarëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të KFOR-it të nisur drejt Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vengu shprehet se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që shërbejnë në KFOR, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe përfaqësojnë me dinjitet vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë.
“Mirëmëngjesi nga Kosova, me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR-it, ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, shkroi ai.