
Orari fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë
Tash e disa ditë punëtorët shëndetësor janë duke punuar një orar fiks.
Kjo për shkak se SHSKUK-ja ka marrë një vendim që orari për të gjitha njësitë të jetë nga ora 07:00 deri në 15:00, duke përfshirë këtu edhe ato me rrezikshmëri.
Vendimi, sipas SHSKUK-së është marrë për zbatim të rregullt të orarit të punës, ndërkaq vlerësimin e rreikshmërisë do ta bëjnë drejtorët e njësive.
“Vendimi i ShSKUK rregullon vetëm orarin e rregullt të punës dhe në asnjë mënyrë nuk e konteston apo mohon rrezikshmërinë në shërbime të caktuara, nuk është për UNIFIKIM dhe orar UNIK, por vetëm zbatim i orarit të rregullt të punës! Të punësuarit do të gëzojnë të gjitha benefitet e tjera të parapara me Ligj. Vlerësimi i rrezikshmërisë dhe masave mbrojtëse nuk është bërë nga vitit 2020/2021, ndërkohë janë shtuar shumë shërbime dhe masa mbrojtëse dhe është e nevojshme të bëhet një ri/vlerësim. Vendimi parasheh që secili drejtor klinike, spitali apo njësie të bëjë vendim individual për rrezikshmërisë për të punësuarit. Për këtë proces do të angazhohet edhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, si institucion i verifikuar dhe certifikuar për vlerësim të rrezikshmërisë, e cila do të ju ndihmojë drejtorëve të njësive”, thuhet nga ShSKUK.
E këtë vendim nuk e kanë mirëpritur fare mirë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.
“Punëtori shëndetësor është 24 orë në shërbim, vendimi konsiderojmë që është i ngutshëm është dashur të mblidhen bordi, përfaqësuesit e punëtorëve, njësit të cilat merren me rrezikun në punë edhe me analizuar pak më detaisht këtë vendim e tani me nxjerrë. Ne vetëm sa kishim një takim me drejtorin e ShSKUK-së ata në vazhdimësi na thonë se nuk e keni kuptuar. Ne e kuptojmë shumë mirë se e kuptojmë në teren, ne i kemi njerëzit dhe ekipet tona që na tregojnë se të gjitha njësit tu filluar me dializë, ortopedi, radiologji me të gjitha po punohet 07:00-15:00”, ka thënë Tevide Imeri – kryetare e federatës.
Imeri, e konsideron të gabuar edhe vendimin që rrezikshmëria të vlerësohet nga drejtorët e njësive të QKUK-së.
“Sipas drejtorisë që sapo dolëm nga takimi, qëllimi ka qenë që thjeshtë të ndahen shkallët e rrezikshmërisë dhe të konsiderohen cilat kategori të rrezikshmërisë, e prapë unë e konsideroj që është gabim se nuk mundesh me ia lënë në kompetencë, drejtorit të njëjësisë për me bë kategorizimin e rrezikut ajo do një përkushtim më të madh një bazë ligjore dhe duhet të bëhet një analizë përmes kompanive të licencuara. Kërkesa jonë ishte të anulohet vendimi se është i ngutshëm është i pa bazë dhe ne kemi me ataku edhe me gjykatë. Po u dakortuam që në javën tjetër kemi me arrit një marrëveshje me krijuar një komision të mirë me të gjithë ekspertët e fushave, por jo me lanë në kompetencë të drejtorëve”, thotë ajo.
Edhe sipas njohësit të shëndetësisë Bujar Vitia, ky veprim është jo i drejtë.
“Prandaj konsideroj që është e papranueshme që një punëtorë shëndetësorë i cili punon me rëngën dhe rrezatohet nga rëntgeni të paguhet njëjtë me një infermier i cili punon me një X recepcion ku merr të dhënat e pacienteve. Ata paguhen njëjtë sipas ligjit të pagave, mirëpo dallimin e ka bërë kjo domethënë orari i punës rrezikshmëria dhe shkurtimi i orëve të punës. Tashmë ky dallim nuk ekziston kjo v lenë edhe për kategoritë e tjera”, ka vlerësuar Vitia.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, do ta mbajnë një takim gjatë javës së ardhshme, në lidhje me këtë vendim./teve1