Posta e Kosovës merr edhe zyrtarisht pronësinë e objekteve në Graçanicë e Shtërpcë
Foto: Laura Hasani

Posta e Kosovës merr edhe zyrtarisht pronësinë e objekteve në Graçanicë e Shtërpcë

Aktuale September 11, 2025 - 21:13

 

Posta e Kosovës ka njoftuar se ka marrë edhe zyrtarisht posedimin e objekteve në Graçanicë e Shtërpcë, të cilat shfrytëzoheshin nga një operator ilegal.

“Pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona janë regjistruar si pronë e ligjshme e NPQ ‘Posta e Kosovës’ Sh.A. dhe do të përdoren në funksion të misionit të Postës, duke u vënë plotësisht në funksion të qytetarëve, bizneseve të Republikës së Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftim. /Zëri