Haradinaj takon Mayor Harry Hardmam, thekson miqësinë e përjetshme me SHBA-në
Foto: Facebook

Haradinaj takon Mayor Harry Hardmam, thekson miqësinë e përjetshme me SHBA-në

Aktuale September 11, 2025 - 16:43

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Mayor Harry Hardman, anëtar i Bordit Këshillues të The Bush School of Government and Public Service.

Gjatë takimit, Haradinaj theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar ndërhyrjen vendimtare të SHBA-ve në vitin 1999 që ndali gjakderdhjen dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ai u shpreh i nderuar që mori pulla me vulën e Presidentit Bush si shenjë respekti dhe vlerësimi për të. Haradinaj vlerësoi gjithashtu personalitetin e z. Hardman, duke theksuar thjeshtësinë dhe respektin që e karakterizonin.