Konferenca përmbyllëse e Javës së Gruas, thirrje për veprim kundër dhunës politike ndaj grave

Konferenca përmbyllëse e Javës së Gruas, thirrje për veprim kundër dhunës politike ndaj grave

Aktuale September 11, 2025 - 16:42

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizoi konferencën përmbyllëse të edicionit të 12-të të Javës së Gruas, raporton Ekonomia Online.

Në prag të zgjedhjeve lokale, konferenca u shndërrua në një platformë reflektimi dhe thirrje për veprim, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe nevojën për sigurimin e një ambienti të sigurt e gjithëpërfshirës.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus theksoi mungesën e legjislacionit për mbrojtjen e grave nga dhuna online, duke përmendur se 96% e sulmeve ndodhin në rrjetet sociale si Facebook.

Ai kërkoi një kod etike për partitë politike për të disiplinuar gjuhën dhe sjelljen ndaj grave në politikë.

“Është gjuha të cilat përdoret ndaj grave në politikë, këtu një prej arsyeve është mungesa e legjislacionit kombëtar e cila sanksionon përdorimin e teknologjisë për të kryer dhunë online ndaj grave. Është i domoshshëm për gratë të cilët janë në politikë të bëhet legjislacioni, ku Facebooku është 96 për qind e sulmeve e online ndaj grave është kryer. Duhet një kod i etikës që do të merrej nga partitë politike që të disiplinohen, sepse jo rrallë herë shohim deputet burra që i sulmojnë kandidatët gratë të partive të tjera rivale. Duhet të ketë një kod të etikës kur paritë të jenë ato të kenë një kujdes më të madh.”, deklaroi Krasniqi.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se zëri i gruas është domosdoshmëri për demokracinë.

Demokracia nuk është sport 24 orë, duhet ta luftojmë duke qenë aktiv duke kërkuar drejtësisë, zëri i gruas nuk është alternativë por domosdoshmëri, sepse grua i jep sensin e barazisë dhe të ardhmes dhe bjen vlera të reja. Çka duhet të bëjmë për të zhvilluar trajtime për gra për ta shprehur vullnetin e tyre, të gjitha kërcënimet ka arritur edhe sot por sot kemi gra shumë të suksesshme nga nivelet më të larta deri tek shoqëritë civile. Gratë që kanë pasur vullnetin sot kanë arritur të jenë të suksesshme, vetëm informimi i qytetarëve mund të vijmë deri aty”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa Mexhide Demolli Nimani nga Levizja FOL ngriti shqetësimin për numrin minimal të grave kandidate për kryetare komunash.

“Numri është minimal i kandidatëve për kryetare të komunave nga të gjitha paritë fatkeqësisht edhe nga ajo çka kemi parë janë në ato komuna që është e sigurt që nuk do të arrijnë fitore.”, shtoi ajo.