Peci për deklaratën e Osmanit: Grusht shtet në një vend mund të bëjë vetëm ushtria, ajo sot goditi vetë ushtrinë e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Peci për deklaratën e Osmanit: Grusht shtet në një vend mund të bëjë vetëm ushtria, ajo sot goditi vetë ushtrinë e Kosovës

Aktuale September 11, 2025 - 13:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, eskaloi në konspiracione dhe akuza ndaj gazetarëve, madje duke i vendosur edhe në kontekste të pretendimeve për “grusht shtet”.

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, në një reagim i quajti “përralla” dhe madje edhe goditje ndaj vetë Ushtrisë së Kosovës akuzat e Vjosa Osmanit.

Postimi i plotë i Pecit, pa ndërhyrje:

Grusht shtet në nje vend mund te beje vetem ushtria apo segmente te saj! Permendja e grusht-shtetit eshte goditje ndaj vet ushtrise se Kosoves dhe personelit te tij te shkelqyer!

Prandaj, insinuatat per grushtet jane aq te verteta sa ka qene e vertete edhe kauza e rrejshme per demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e ketu e dime shume mire se kush e cfare ka thene e kane ne te kaluaren!

Ndersa grusht-kushtetues mund te bejne partite dhe udheheqes te institucioneve!

Te tjerat jane perralla!