
Rama u hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, propozon Ogerta Manastirliun
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke propozuar emrin e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së kryeqytetit.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama ka theksuar se Ogerta Manastirliu, e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e Ministres së Arsimit, është njeriu i duhur për të qenë në krye të Bashkisë së kryeqytetit.
“Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të denja nga drejtësia për detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë dhe që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Tirana ka punë të mëdha e të panumërta, s’i heq meritë kryetares në detyrë përse ka bërë në këto 7 muaj, por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Anëtarët tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të kryebashkiaku të zgjedhur, pavarësisht se kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë se është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që po e bëj me zemër të lehtë”, ka deklaruar Rama.