
Miftaraj reagoi pas konferencës për media të presidentes Osmani
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, reagoi pas konferencës për media të presidentes Vjosa Osmani.
Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kritikoi se të gjithë kanë faj për dështimet në Kosove, përveç këtyre që kanë marrë pushtet ta rregullojnë këtë vend.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keqqeverisjes.
Del Presidentja, kryeministri, ministri dhe deputeti ne konference per media dhe ta skenon gjendjen e rende, te mjere dhe te pashprese ne ekonomi, financa, arsim, drejtesi e ne çdo fushe ku keta qeverisin.
Te gjithe kane faj per deshtimet ne Kosove, perveq ketyre qe kane marr pushtet me rregullu kete vend, me permiresu gjendjen ne ekonomi, arsim, drejtesi, zhvillim.
Gati pese vite ne pushtet dhe prape ankohen. Tash e pas mos me i quajte më me pozitat e tyre zyrtare por me emertimin qe i identifikon Zyrtare per Ankesa.