FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Foto: Facebook

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat

Aktuale September 11, 2025 - 11:39

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë përkujtimi, njësitë e FSK-së kanë njoftuar se kanë ulur flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vjet më parë.

Nga FSK-ja, përmes një njoftimi në Facebook, është theksuar se Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah me miqtë amerikanë, si në ditët e vështira, ashtu edhe në ditët e gëzimit.