
Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës
Aktuale
September 10, 2025 - 23:49
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, dy vjet pas marrjes së detyrës.
Dredha ka dorëzuar dorëheqjen mëngjesin e kësaj të mërkure, e cila pritet të zyrtarizohet nesër.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila vjen një ditë përpara prezantimit të qeverisë së re./Euronews.al