LDK-ja pretendon të fitojë në të gjitha komunat, thotë Abdixhiku
Foto: Laura Hasani

LDK-ja pretendon të fitojë në të gjitha komunat, thotë Abdixhiku

Aktuale September 10, 2025 - 23:20

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ishte një nga temat që u diskutua sonte me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se është i lumtur me punën që po bëhet dhe me atmosferën brenda partisë.

Ai tha se LDK-ja pretendon të fitojë në të gjitha komunat.

“Jam shumë i bindur, edhe në bazë të matjeve që po i marrim se në pjesën e madhe të garave tona, do të kemi fitore të mbarë të LDK-së, edhe në qytete që kemi qeverisur por le të themi ku s’kemi qeverisur dhe pretendojmë të kthehemi. Në radhë të parë në Anamoravë, Gjilan, Llap, në Suharekë dhe në qytete gjithandej Kosovës”, tha kryetari i LDK-së në Klan Kosova.