KQZ-ja publikon udhëzimet për plotësimin e fletëvotimeve në zgjedhjet komunale
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja publikon udhëzimet për plotësimin e fletëvotimeve në zgjedhjet komunale

Aktuale September 10, 2025 - 17:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një udhëzim për qytetarët mbi mënyrën e saktë të plotësimit të fletëvotimeve për zgjedhjet komunale të vitit 2025.

Sipas KQZ-së, votuesit duhet të sigurohen që fletëvotimet të jenë të vulosura para se t’i plotësojnë.

Për votimin e kryetarit të komunës, qytetarët duhet të shënojnë vetëm një kandidat.

Ndërsa për Kuvendin Komunal, duhet të shënohet një subjekt politik dhe një kandidat nga ai subjekt.  

Pas plotësimit, fletëvotimet duhet të vendosen në kutitë përkatëse të votimit.  KQZ ka apeluar tek qytetarët të jenë të kujdesshëm për të shmangur pavlefshmërinë e votës.