
Haxhiu: Duhet të vazhdojmë përpara o me qeveri të re, o me zgjedhje
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në konferencë për media tha se negociatat për koalicion mund t’i vazhdojnë me Nismën ose edhe me ndonjë deputet që dëshiron të bashkëpunojë në qeverinë e re.
“PDK-ja assesi, me LDK-në nuk kanë pranuar, negociata, diskutimet apo takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që dëshiron që të jetë pjesë e qeverisë së re. Ne kemi thënë që duhet të vazhdojmë përpara o me qeveri të re, o me zgjedhje. Kur jemi te zgjedhjet ky nuk ka qenë synimi ynë kurrë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë zgjedhje. Presidentja i shpall zgjedhjet. Për ne janë në rregull kur ato mbahen. Kurdo që ato të mbahen ne jemi të gatshëm që të hyjmë. Ne asnjë deputet të Listës Serbe nuk do ta votojmë, ajo as nuk është dashur që të certifikohet”, tha Haxhiu.