
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë zgjedhje, kompetencën e ka presidentja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për, siç tha ajo, shmangie nga përgjegjësia për të sqaruar pasojat në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.
Ajo theksoi se Gjykata nuk ka kompetencë të shpallë zgjedhje, pasi kjo është përgjegjësi e presidentes Vjosa Osmani.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpall zgjedhje këtë kompetencë e ka presidentja Osmani, kushtuese me aktgjykimet që ka nxjerrë ka thënë se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve, ndonëse nëse e shohim kushtetutën nuk thuhet shprehimisht ashtu. Ne kemi pritur që në aktgjykimin e fundit Gjykata të na tregojë se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrijnë të konstituohet Kuvendi, ata nuk e bënë të dhe nuk e di pse u ikin prej përgjegjësive, sepse duhet të tregoni edhe pasojat, për ne Kuvendi në momentin i ka zgjedhur nënkryetarët e tjerë është konstituuar, sepse janë zgjedhur shumica e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje pa dyshim”, ka theksuar ajo.