
LDK-ja hap të shtunën fushatën në Prishtinë, Abdixhiku: T’ua japim qytetarëve të ardhmen që e kanë merituar gjithherë
Aktuale
September 10, 2025 - 11:25
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se kjo parti do ta hapë fushatën të shtunën nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Abdixhiku ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.
‘‘Ja ku po nisim prapë!
Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për kryetarë komunash.
Ejani të gjithë.
Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithherë’’, ka shkruar ai.