Qalaj: S’do të ketë qeveri “Kurti 3”, por zgjedhje të parakohshme
Foto: Laura Hasani

Qalaj: S’do të ketë qeveri “Kurti 3”, por zgjedhje të parakohshme

Aktuale September 10, 2025 - 08:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, komentoi ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai foli për krijimin e qeverisë së re, i cili tha se nuk beson se mund të bëhet një qeveri si “Kurti 3” dhe nuk do të kenë rezultat nga tentativat që do t’i bëjnë për krijimin e kësaj qeverie.

Qalaj gjithashtu tha se do të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sepse jemi në një pozicion të tillë që na shpie te zgjedhjet.

“Nuk besoj se do të ketë ‘Kurti 3’, duke marrë parasysh zhvillimin në Kuvend dhe forcën e numrave. Realisht jemi në një pozicion që më shumë na shpie në zgjedhjet e përgjithshme. nuk mendoj se do të kenë rezultat nga tentativa për krijimin e qeverisë ‘Kurti 3”’, tha ai në Gazetën 10.