Edhe sot vapë, temperaturat deri në 32 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot vapë, temperaturat deri në 32 gradë

Aktuale September 10, 2025 - 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë deri në 27 e 32 gradë Celsius.

IHMK-ja po ashtu bën të ditur se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndim, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image