Kryeqytetit i shtohen 90 autobusë të rinj
Foto: Laura Hasani

Kryeqytetit i shtohen 90 autobusë të rinj

Aktuale September 09, 2025 - 15:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë kryeqytetit i janë shtuar 90 autobusë të rinj, duke premtuar se edhe 30 të tjerë do të shtohen shumë shpejt.

Ai ka se ky transformim është një proces i vazhdueshëm për një Prishtinë më të pastër.

“Flota jonë e autobusëve në rrjetin e integruar të transportit publik është rritur për 90 autobusë të rinj dhe shumë shpejt do të shtohen edhe 30 të tjerë. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë – BERZH, IFC, KfW, World Bank – po punojmë çdo ditë që këtë flotë ta rrisim edhe më shumë dhe ta modernizojmë me autobusë elektrikë dhe logjistikë bashkëkohore. Ky transformim nuk është një akt i vetëm – është një proces i vazhdueshëm që synon një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama.