Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të marrë pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava-patriotizmit
Foto: Laura Hasani

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të marrë pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava-patriotizmit

Aktuale September 09, 2025 - 15:06

Sot gjatë ditës Presidentja e vendit Vjosa Osmani bëri të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese “komentet lidhur me rastin më të fundit të dorëzuar nga deputetët e Listës Serbe dhe deputetët e tjerë”.

Rreth kësaj situate ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda.

Deda, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, e cilësoi Osmanin si presidente “të heshtur”, e cila sipas tij, flet veç kur ka nevojë të marrë pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava-patriotizmit.

“Me paradoks që vret ku ‘mbrojtjen e Kushtetutës’ po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti”, ka shkruar Deda ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Dedës, pa ndërhyrje:

Kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër vazhdon gabim. Dhe në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake.

Kështu pra dhezim debate “të zjarrta” se çfarë shteti apo shoqërie është Kosova, apo a ka veto apo jo një parti politike në konstituim të Kuvendit.

Gjithë kjo energji e shpenzuar kot.

Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti.

Apo, si Presidentja e heshtur, që flet veç kur ka nevojë të marrë pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava-patriotizmit.

Po ndalem veç te një pjesë – për Kuvend NUK mund të merret si argument asnjë rrethanë para aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025 – sidomos jo ato raste kur Kosova nuk ka pasë as Kushtetutë e as Gjykatë Kushtetuese, e as që ka qenë shtet – pra, gjatë kohës së UNIMK-ut.