Bllokada në Kuvend, Osmani sot i dërgon komentet në Kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Bllokada në Kuvend, Osmani sot i dërgon komentet në Kushtetuese

Aktuale September 09, 2025 - 07:58
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, ka konfirmuar

Më tej Kupina ka thënë se qëllimi është të mos bllokohet krijimi i institucioneve.

“Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t'i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në Nenin 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t'i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, tha ai.