Përparim Rama për renovimin e ish-objektit Gërmia: Dikur ndërtesë e vjetër, sot në mes të transformimit

Përparim Rama për renovimin e ish-objektit Gërmia: Dikur ndërtesë e vjetër, sot në mes të transformimit

Aktuale September 08, 2025 - 15:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditura detaje për renovimin e ish-objektit Gërmia, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook se ky objekt po kthehet në simbol të rilindjes urbane.

I pari i kryeqytetit ka thënë se tashmë kjo hapësirë po shndërrohet në një vend ku kultura gjen shtëpi.

“Përtej harresës”, shkroi Rama.

“Dikur një ndërtesë e vjetër e lënë pas dore, sot është në mes të transformimit. Muret e saj po marrin frymë të re, korridoret po hapen për ide të reja dhe hapësira po shndërrohet ngadalë në një vend ku kultura gjen shtëpi. Gërmia po kthehet në simbol të rilindjes urbane! Shihemi në koncertet e ardhshme, ekspozitat, performancat ose ngjarjet e tjera kulturore!”, shkroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.