
KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në komunën e Vushtrrisë që të mos e përdorin ujin për pije.
Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” thotë se qytetarëve u rekomandohet që ujin ta përdorin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, jo për pije ose gatim.
“Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi: ‘uji i pijshëm të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike)’.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkruhet në njoftim.
Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, ishte ndërprerë furnizimi me ujë që nga dje.