
Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës në Mitrovicë, Komuna e lajmëron vetë në Polici
Aktuale
September 08, 2025 - 13:38
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka shkarkuar ditë më parë Fahri Jasharin, drejtorin e Kulturës në Komunën e Mitrovicës.
“Jepi Zë” ka mësuar se Zyra Ligjore e Komunës së Mitrovicës e ka paraqitur rastin e tij si dyshim i keqpërdorimit me detyrën zyrtare para organeve të drejtësisë.
Shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar edhe Komuna e Mitrovicës.
“Kryetari Bedri Hamza e ka shkarkuar z. Fahri Jasharin javën e kaluar nga pozita e Drejtorit të Kulturës”, ka konfirmuar Komuna e Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera.
Burime të këtij mediumi brenda organeve të drejtësisë bëjnë të ditur që rasti është hapur nga vetë Komuna e Mitrovicës dhe është parandaluar dëmtimi i buxhetit të Komunës.
