
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli lë në burg Ilir Metën
Gjykatat e Apelit ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta. Ky i fundit ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e Shkallës së Parë, që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash ose intimidim të dëshmitarëve.
Në ankimimin e tij, Meta dhe mbrojtja e tij thonë se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica prej tyre tashmë të larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me PS-në.
Ai akuzon gjyqtarin Erjon Çela për paragjykim dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, duke e quajtur vendimin një precedent të rrezikshëm.
Ilir Meta akuzohet për tri akuza nga SPAK-u: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. /A2 Televizion