Viti i ri shkollor në Shqipëri, Rama uron nxënësit
Foto: Facebook

Viti i ri shkollor në Shqipëri, Rama uron nxënësit

Aktuale September 08, 2025 - 08:25

Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor në Shqipëri.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ka uruar suksese të gjithë nxënësve që janë rikthyer në bankat shkollore.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave dhe ata 26.500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.