Ferizaj, punime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Ferizaj, punime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit

Aktuale September 07, 2025 - 22:36

Në Ferizaj, vazhdojnë punimet në 13 projekte që synojnë përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit. Realizimi i projekteve për rregullimin e këtij rrjeti kap vlerën totale prej rreth 100 mijë eurosh.

banorët e kësaj rruge do të bëhen me rrjet të ujësjellësit.

 “Shumë mirë po bëhet se e kemi pas në rrugën tjetër “Hasani Cerkini” nëpër oborre të komshinjve dhe tash po na bëhet ujësjellësi jonë mos mi penguar se kur na u prishke është dashur të groponim në oborrin e komshinjve”, ka thënë Krasniqi.

Në kompaninë e ujit thanë se janë në realizim të investimeve në 13 projekteve me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujit.

“Këto investime kryesisht duke u bërë që të përmirësohet rrjetin në pjesë e qytetit që kanë rrjet do të ndërrohet rrjeti komplet dhe në rrugica të caktuara të cilat e kanë rrjetin që rrjeti është i vendosur 15 e 20 vite që nuk është ndërruar dhe në ato pjesë po bëhet ndërrimi i rrjetit që të ketë furnizim më të mirë dhe që ti eliminojmë humbjet të cilat shkaktohen për shkak të vjetërsisë së gypave të ujësjellësit”, ka thënë Genc Reshani- Drejtor teknik në KRU “Bifurkacioni”.

Realizimi i projekteve të rregullimit të rrjetit të ujësjellësit kap shumën deri në 100 mijë euro.