Rrugës “Model” i kthehen kalldrëmet, Përparim Rama: U kthye shpirti i Prishtinës së vjetër

Rrugës “Model” i kthehen kalldrëmet, Përparim Rama: U kthye shpirti i Prishtinës së vjetër

Aktuale September 07, 2025 - 15:46

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në rrugën e kryeqytetit që njihet si “Rruga Model”, është kthyer shpirti i Prishtinës së vjetër.

Kjo, duke i kthyer kalldrëmet, diçka që simbolizon traditën dhe historinë e Prishtinës.

Prishtina përtej betonit, ka thënë Rama në një video në rrjetin social Facebook.

“Për herë të parë në kryeqytet, zona e vjetër e qytetit e ka marrë pamjen që e meriton. Rrugës “Mehmet Kaçurri” e njohur si rruga “Model” iu kanë kthy kalldërmat dhe shpirti i Prishtinës së vjetër. Prishtina përtej betonit”, tha Rama.