
Mustafi e fshin emrin e Mlladiqit në Bujanoc: Institucionet heshtën, por unë s’munda
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se e ka fshirë grafitin ku shkruhej emri i kriminelit Ratko Mlladiq në qendër të Bujanocit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafi ka thënë se nuk mund të qëndronte i heshtur, ani pse institucionet heshtën.
“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- " ë ë" me simbolet nacionaliste me katër ‘C’. Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën. Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht. Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë. Fshim një emër. Por edhe një turp”, ka shkruar ai.
Ky mbishkrim ishte parë mëngjesin e së shtunës në qytetin e Bujanocit dhe është në sheshin kryesor, përball ndërtesës së Komunës dhe Shtëpisë së Kulturës. /Zëri