Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Aktuale September 07, 2025 - 08:07

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge.

Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është rruga “Fehmi Agani” nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Njoftim për qytetarët

Për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të rrugës:

Rruga Fehmi Agani (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.

Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!