
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell në shumicën e zonave, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në orët e pasdites mund të shfaqen kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor, por pa reshje të pritshme.
Ndërkaq temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 30 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa temperaturat do të mbeten në vlera tipike të stinës.
“Në tërësi, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke ofruar kushte të mira për pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira”, njofton IHMK-ja. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
