Grafite me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, Mustafi: Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre

Grafite me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, Mustafi: Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre

Aktuale September 06, 2025 - 16:46

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar për grafitet që janë shfaqur sot në Bujanoc, e ku shfaqet emri i kriminelit Ratko Mlladiq.

Mustafi i ka cilësuar si provokim i rëndë, kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës në Bujanoc.

“Provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre”, ka shkruar Mustafi.

Postimi:

ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë, ë ë ë ë ë ë ë ë!

Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional.

Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit,  në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale.

Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje.

Sot, kemi këtë: “ë ë” me të kuqe në qendër të qytetit me katër C. E njohim mirë këtë stil. Nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre.

Sepse “multietniciteti” aty po ndërton realitetin e ri. Serbizimi sistematik i Bujanocit.

Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara. Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin

(P.S. A ju të APN-ës atë goblenin tem, keni me lyp. Veq vonë keni me kuptu fatkeqësisht. )