
Tërmet në Maqedoni të Veriut
Aktuale
September 06, 2025 - 13:41
Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në gjithë territorin tonë dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, gjatë natës në orën 02:13 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier në Strumicë dhe rrethinë me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane./TV21