
Sveçla pyetet për konstituimin e Kuvendit: S’po e prishim ditëlindjen e Policisë
Aktuale
September 05, 2025 - 11:09
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur sot për procesin e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.
Në një deklaratë për media gjatë shënimit të përvjetorit të Policisë së Kosovës, Sveçla tha shkurt: “S’po e prishim ditëlindjen e Policisë me këto tema”, duke shmangur përgjigjen për zhvillimet politike.
Ai u fokusua në rëndësinë e Institucionit të Policisë dhe përgëzoi punën e tyre ndër vite.