
OVL UÇK-ja paralajmëron konferencë, pas raportimeve për keqtrajtim të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë
Aktuale
September 05, 2025 - 10:36
Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media, e cila është paraparë të zhvillohet sot në orën 14:00 në zyrat e saj në Prishtinë.
Ky paralajmërim vjen pas zhvillimeve të fundit në Hagë, ku janë publikuar raportime për keqtrajtim ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Dyshimet e ngritura lidhen me sjelljen dhe trajtimin e një ish-gardiani të Qendrës së Paraburgimit, tash prokuror i ZPS-së, ndaj katërshes së UÇK-së.