28-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës, Rama: Grua me trup të vogël, por me shpirtin sa vetë bota

28-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës, Rama: Grua me trup të vogël, por me shpirtin sa vetë bota

Aktuale September 05, 2025 - 07:53

Sot shënohet 28-vjetori i vdekjes së Shën Nënë Terezës. Me këtë rast, sot nga ora 11:00 do të mbahet një meshë solemne kushtuar humanistes së madhe shqiptare në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Në përvjetorin e vdekjes së saj, e ka kujtuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7 mijë e 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebroz.s në 54 klinika, kujdesej për 3 mijë e 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80 dhe derisa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.