
Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 28° C
Aktuale
September 05, 2025 - 07:28
Vendi ynë sot do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e kushteve stabile atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore.
Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.