Shukri Buja takim me qytetarët e Dobrajes: Fitorja është e jona
Foto: Facebook

Shukri Buja takim me qytetarët e Dobrajes: Fitorja është e jona

Aktuale September 04, 2025 - 21:32

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobraja.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Agoni, kandidat për Kuvendin Komunal, ku ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë dhe diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet ky fshat.

Buja tha se mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morën nga Dobraja u shërben si motivim shtesë për të vazhduar rrugën e tyre politike drejt ndryshimit.

“Fitorja është e jona”, u shpreh ai.