Behrami: Kurti dhe Gjykata Speciale po përpiqen të demonizojnë dhe kriminalizojnë UÇK-në
Foto: Laura Hasani

Behrami: Kurti dhe Gjykata Speciale po përpiqen të demonizojnë dhe kriminalizojnë UÇK-në

Aktuale September 04, 2025 - 18:22

Artan Behrami i PDK-së ka reaguar duke thënë se krerët e UÇK-së po përballen njëkohësisht me presionin e Gjykatës Speciale dhe me qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, “atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti, ndërsa atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Kurti, ua bën Gjykata Speciale”.

Behrami thekson se të dyja palët po veprojnë si zëvendësim i njëra-tjetrës në përpjekjet për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj.

Ai shprehet i bindur se, ashtu siç i kanë fituar betejat e mëparshme, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe nga kjo betejë.