
Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Vushtrri
Aktuale
September 04, 2025 - 10:55
Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të punimeve, është ndalur përkohësisht uji në Vushtrri.
Po ashtu, bëhet thirrje që uji të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja të amvisërisë, raporton Zeri.info.
“Për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, jemi të detyruar të reduktojmë përkohësisht prodhimin. Si pasojë, kohë pas kohe mund të ketë ndërprerje të prodhimit.
Ju lusim që deri në njoftimin e ardhshëm të mos e përdorni ujin për pije. Uji mund të shfrytëzohet pa problem për nevoja të tjera të amvisërisë dhe përdorime të përgjithshme”, thuhet në njoftim. /Zëri