Bajraktari: S’u argumentua teza “ndërmarrje e përbashkët kriminale” ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Bajraktari: S’u argumentua teza “ndërmarrje e përbashkët kriminale” ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale September 04, 2025 - 10:15

Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të përfundojë.

“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërzgjatur dhe me jo pak shkelje dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari në Klan Kosova.

Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

Bajraktari, ndër të tjera, shton se Specialja nuk arriti të argumentonte tezën e saj kryesore - “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.