Krasniqi: Lista Serbe po stimulon dhunë dhe terrorizëm
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Lista Serbe po stimulon dhunë dhe terrorizëm

Aktuale September 04, 2025 - 08:21

Profesori i së drejtës penale, Kolë Krasniqi, foli rreth grafiteve kërcënuese që po vendosen në veri të vendit.

Ai thotë se këto grafite nuk janë sporadike dhe që sipas tij, po bëhen për të ushtruar presion.

Ndër të tjera, ai thotë se Lista Serbe po stimulon dhunë dhe terrorizmin.

Megjithëse, sipas tij, elementet e tilla që posedon Lista Serbe duhet të argumentohen në Gjykatë.