Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen

Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen

Aktuale September 03, 2025 - 23:57

Prishtina përmbytet nga reshjet, premtimet e Ramës mbeten në ujë.

Vetura të bllokuara nëpër rrugë të mbushura me ujë, këto janë pamjet momentale pas reshjeve që po vazhdojnë në kryeqytet.

Edhe pse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati premtuar se skena të tilla nuk do të ndodhnin më, pamjet nga “Vrojtuesit e Lagjes” tregojnë të kundërtën.

Mandati i Ramës po shkon drejt fundit, por kanalizimet në zonat kyçe të qytetit duket se kanë mbetur të pandryshuara.

E ndaj kësaj situate banorët kanë shprehur ankesat e tyre.>